Kolegji Turgut Ozal

thumb_up 47196 likes
rate_review 327 Reviews
favorite 2567 favorites
phone
Click to show phone
Request for information

Kolegji Turgut Ozal Company Information

General information

KUSH JEMI NE?

Kolegjet u hapën si institucionet e para private në fushën e edukimit në Shqipërinë e viteve ’90, një investim vizionar që nisi në vitin 1993 me Kolegjin “Mehmet Akif” në Tiranë. Më pas, si rrjedhojë e suksesit të kësaj shkolle dhe përkushtimit ndaj arsimit cilësor, do të hapeshin edhe Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër dhe Kolegji “Turgut Ozal” në Tiranë e Durrës.
Tashmë, çdo vit, në të gjithë provimet e pranimit, marrin pjesë mbi 2000 nxënës. Ata duan të fitojnë mundësinë të arsimohen me metodologjinë dhe teknologjinë më të përparuar në Shqipëri. Aktualisht në shkollat tona janë duke ndjekur mësimet mbi 3000 nxënës.

CILI ËSHTË MISIONI YNË ARSIMOR?

Ne synojmë që çdo nxënës në përfundim të cilklit arsimor të jetë një qytetar i ri, me dëshirën dhe vullnetin për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë.
Ne synojmë që ky njeri i ri të shfrytëzojë parimet e drejtësisë, mirëkuptimit dhe dialogut në çdo aspekt të jetës, në mënyrë që të rrisë vlerat dhe virtytet njerëzore në Shqipëri e kudo në botë.
Ne synojmë që nxënësit tanë të udhëhiqen në jetë nga vizioni, të respektojnë demokracinë, ligjin, të duan atdheun, të respektojnë të drejtat e çdokujt pa dallim race, besimi, gjinie, krahine apo kombësie.
Ne i ushqejmë nxënësit tanë me dashurinë dhe vëllazërinë për të tjerët dhe për vlerat që ata përfaqësojnë.

OBJEKTIVI YNË ARSIMOR

T’ju sigurojmë nxënësve tanë program arsimor të pasur e aktivitete të larmishme lidhur me letërsinë, artin, kulturën, turizmin, shkencën e sportin.
Sigurimin e një arsimimi cilësor gjuhësor i cili do t’u mundësojë të shprehin rrjedhshëm opinionet e tyre në gjuhën shqipe, angleze, turke e gjermane.
Sigurimin e fjalës së fundit të teknologjisë për përgatitjen e një karriere të sigurt për nxënësit tanë.
Shkolla jonë është e pajisur me klasa inteligjente dhe laboratorë modernë ku përdoren smartboard, ipad, online testing, 3D e shumë mjete të tjera që synojnë suksesin si në Shqipëri, ashtu edhe në olimpiada në vende të ndryshme të botës.
Gjithashtu ne synojmë t’u edukojmë nxënësve tanë rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit e higjienës së tyre.

Tiranë

Opening hours
Monday:
08:00 - 16:00
Tuesday:
08:00 - 16:00
Wednesday:
08:00 - 16:00
Thursday:
08:00 - 16:00
Friday:
08:00 - 16:00
Saturday:
09:00 - 13:00
Parking
The company has a parking lot.
Phone number
+35542486666
Linki
Social Accounts
Keywords
college, kindergarten, preschool

Kolegji Turgut Ozal Reviews & Ratings

How do you rate this company?

Are you the owner of this company? If so, do not lose the opportunity to update your company's profile, add products, offers and higher position in search engines.

A similiar page for your business? Make sure everyone can find you and your offer. Create your dedicated company page on Yoys - it's simply and easy!
Add your company