Organic Shop Company Information
General information
Në ditët e sotme po vlerësohet gjithnjë e më shumë ushqimi që konsumojmë. Kjo ka ardhur si një reagim ndaj industrializimit, kimizimit si dhe prodhimit të produkteve “të shpejta”, si një përkrahje ndaj idesë së “slow food”, ashtu edhe si një përgjigje pozitive ndaj rekomandimeve të mjekëve e dietologëve më në zë të kohës. Interesimi i popullatës ndaj shqetësimit: “a e dimë se çfarë po hame dhe sa ndikon kjo në jetën tonë?”, ka bërë që të rritet mjaft kërkesa për produkte natyrale, deri edhe “Bio”.
Në këtë situatë, por duke shfrytëzuar edhe përvojën shumë vjeçare të njohjes dhe bashkëpunimit me prodhues të ndryshëm anë e mbanë vendit, lindi dhe u konsolidua ideja e hapjes së një dyqani me “Produkte të natyrës”, i cili do të sjellë te konsumatori prodhime të kontrolluara, të shijshme dhe të shëndetëshme.
Dyqani i hapur në rrugën “Jordan Misja”, (në zonën pas Burgut), në kompleksin “Gener-2”, lehtësisht i arritshëm nga konsumatorët dhe klientët e mundshëm, është furnizuar me produkte nga “prodhues të vegjël”, nga zona të ndryshme të vendit, me lëndë të parë nga natyra, ku furnitoret janë ata vetë që merren me përpunimin e lëndëve të para dhe prodhimin e atyre asortimenteve që gjenden në dyqanin tonë.
Qëllimi ynë është që duke hyrë në treg, ti vijmë në ndihmë banorëve përreth e më gjerë që të përmbushin konceptin e ri të ushqyerit, duke sjellë tek konsumatori prodhime shqiptare, me standarte të larta, pa kimikate dhe shtesa të tjera që mund të shkaktojnë dëme në shëndetin e popullatës.
Furnizuesit tanë aplikojnë metoda të bujqësisë natyrale, duke shfrytëzuar elementët e natyrës, duke mbledhur e përpunuar bimë nga natyra apo duke i kultivuar ato, si dhe duke mbarështuar kafshët, sipas metodave të rekomanduara të bujqësisë së integruar biologjike. Kësisoj, bëhet e mundur që klienteve tu ofrojmë prodhime cilësore dhe të garantuara, të shijshme e njëkohësisht të shëndetëshme.
Vendi ku ndodhet dyqani, por edhe lehtësirat e tjera që paraqet, bën të mundur që produktet e maleve tona: të Alpeve Shqiptare, të prodhuesve të Kelmendit e Shkrelit, Shalës e Shoshit, Pultit e Shllakut, të Pukës e të Tropojës, të Kukësit e të Dibrës, por edhe të Përmetit e Korçës, por edhe të zonave të tjera të vendit, të vijnë natyrshëm dhe shume afër konsumatorit që banon në Tiranë. Parimi ynë ka qënë dhe është, që të mund të kontribuojmë në të ushqyerit e klientëve sipas postulatit të Hipokratit: “Ushqimi ynë është ilaçi ynë dhe ilaçi ynë është ushqimi ynë”!
Rruga Jordan Misja Tirana
- Opening hours
-
Monday:09:00 - 21:00Tuesday:09:00 - 21:00Wednesday:09:00 - 21:00Thursday:09:00 - 21:00Friday:09:00 - 21:00Saturday:09:00 - 21:00Sunday:09:00 - 21:00
- Parking
- The company has a parking lot.
- Phone number
- +355685386920
- Linki
- Social Accounts
- Keywords
- organic shop, convenience store, general store
Organic Shop Reviews & Ratings
How do you rate this company?
Are you the owner of this company? If so, do not lose the opportunity to update your company's profile, add products, offers and higher position in search engines.